I kërkoi favore seksuale studentes, Krimet e Rënda lënë në burg pedagogun e Elbasanit

Pedagogu i Elbasanit, Denis Himçi është lënë në arrest me burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai i kërkoi favore seksuale një studenteje në Elbasan në këmbim të notave. Rasti u denoncua me anë të një videoje në media, të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa Denis Himçi u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” u distancua nga ngjarja duke e pezulluar nga detyra vëllanë e Blendi Himçit, sekretar i PD në Elbasan.

Në fillim çështja për Denis Himçin ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Krimeve të Rënda. Pedagogu Himçi akuzohet për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?