I kërkuar në Rumani, 36-vjeçari vr@tet duke pirë kafe në Shkodër. Babanë ia kanë vr@rë në vitin 97
Plumbat gjakosin sërish Shkodrën. 36-vjeçari Elis Rroshkodoli u qëllua për vdekje teksa ishte duke konsumuar kafen brenda një lokali në lagjen “Zdrale” të Shkodrës. Viktima rezulton person me precedentë penal për veprat penale “vjedhje”, “plagosje” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Në 22 Maj të vitit 2023 për të është lëshuar një urdhër arresti edhe nga Gjykata e Bukureshtit në Rumani si i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes ose të akteve të tjera të dhunshme”.
Mediat në Rumani shkruanin një vit më parë se Elis Rroshkodoli (alias Elis Shkoza) ka goditur me thikë në të pasme një nga klientët e kafenesë Niba. Të atin, Kujtim Rroshkodol ia kanë vrarë në 1997-ën. 36-vjeçari më së shumti në vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit. Më shumë se 10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.
36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba. Dyshohet se është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje. Në vitin 2023, Elis Rroshkodol plagosi me thikë një të ri rumun, periudhë në të cilën u arratis drejt Stambollit. Ai u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen, sherri për të cilën nisi në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari u ngrit nga tavolina dhe me një thikë qëlluar pronarin e lokalit. Në 2014-ën rezulton të jetë arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.