I kërkuar nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh, arrestohet 53-vjeçari në Durrës
Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Kështu, në pranga është vënë Islam Kasa alias Mitralozi, banues në lagjen nr. 13, Plazh në Durrës. Kasa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për trafikim narkotikësh.