I la stafetën Çelës, Arta Marku u nis drejt Shkodrës me taksi

Ish-kryeprokurorja Arta Marku i dorëzoi ditën e premte detyrën Olsian Çelës, të cilin ajo e ka pasur edhe shok klase. Mësohet se menjëherë pasi i dorëzoi detyrën Çelës, Marku u largua me taksi drejt qytetit të Shkodrës, aty ku fillimisht ishte e emëruar në detyrë para se të merrte postin e përkohshëm të kryeprokurores së përgjithshme. Mësohet se Marku ishte rikthyer në Shkodër prej një javë për shkak të tërmetit. Tërmeti i datës 26 nëntor i ka dëmtuar banesën me qera në një lagje pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe që pas asaj dite e Marku është kthyer me banim në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?