I mbijetuari nga tragjedia, Aleksi do të dalë nga spitali
Nga tragjedia e tërmetit shkatërrues, për fat të mirë dolën edhe të gjallë. Nga rrënojat e ndërtesave në Thumanë, ekipet e shpëtimit arritën që të nxirrnin gjallë Aleksi. Gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë dhe së shpejti do të dalë nga spitali i Traumës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se Aleksi e ka kthyer dhimbjen në forcë. “Sot Aleksi, i mbijetuar për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, do të dalë nga spitali i Traumës dhe siç thotë ai do ta kthejë dhimbjen në forcë, me shpresën për të rinisur një jetë të re, edhe pse ka dhimbjen e madhe në shpirt për familjarët që humbën jetën nën rrënoja”.