I moshuari hipën te Skënderbeu: Ambasadori Lu, më ndihmo!

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Doland Lu e ka ngritur vazhdimisht zërin kundër sistemit të korruptuar gjyqësor e ka theksuar se më të dëmtuarit, janë qytetarët e thjeshtë.

Edhe një i moshuar, që duhet se është viktimë e këtij sistemi, ka zgjedhur t’i drejtohet kryediplomatit amerikan për t’i kërkuar ndihmë.

Në një mënyrë mjaft të veçantë për të bërë që zëri i tij të dëgjohet, edhe ndoshta duke përbërë “skandal”, i moshuari është ngjitur në monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës, ku në duar mban pankartën:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Z.Ambasador Donald Lu, jam viktimë e sistemit të drejtësisë. Ju lutem më ndihmoni” – është pankarta që ai mban në duar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur të negociojë me të në mënyrë që i moshuari mos të dëmtohet, megjithëse duket se qëllimi i vetëm i tij është që t’i dëgjohet zëri për një problem që ai ka pasur me drejtësinë shqiptare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?