I moshuari vrapon në autostradë, e përplas mjeti me 240 km/orë (VIDEO)
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar rreth një muaj më parë në autostradën Rrogozhinë-Kavajë. Sipas policisë, kalimtari 68 vjeç u përplas teksa tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës. “Jeta osh qef” ka publikuar pamjet e aksidentit tragjik, ku duket qartë këmbësori që vrapon për të dalë në anën tjetër të rrugës duke mos parë pas dhe aq më tepër në autostradë. Goditja ishte e fortë dhe fatale për jetën e tij. I afërmi i viktimës, që mundësoi video, shprehet se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ka qenë duke udhëtuar me shpejtësinë 240 km/h. Sipas tij, fajtor është drejtuesi i mjetit që po ecte me një shpejtësi shumë të madhe, duke e pasur të pamundur ndalimin e makinës për të shmangur aksidentin fatal.
//
KOHA JONË SONDAZH

