”I neveritur nga deklarata e ministrit serb”, Rama: Kriminelët janë në Beograd, në Prishtinë janë çlirimtarët
Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka prezantuar platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, ai i është përgjigjur deklaratës së ministrit serb, Aleksandër Vulin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku fliste për Shqipërinë e Madhe. Rama tha se Serbia nuk mund të hapë gojën se sa ka avancuar Shqipëria në marrëdhënie me Kosovën mbi hapjen e kufijve të përbashkët që është dhe një prej kushteve të minishengenit ballkanik. Më tej ai tha se është i neveritur nga deklarata e Vuli.
“Unë jam neveritur kur kam kuptuar që deklarata e tij nuk ishte meme. Nuk ka mundësi që një anëtar të bëjë një deklaratë të tillë. Në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Serbinë e madhe ndërsa serbët anasjelltas. Unë kam kërkuar një reagim nga Presidenti i Serbisë. Unë kam qenë i qartë me të dhe mendoj që e kam kuptuar që ai ka qenë dakord me mua që shengeni rajonal është një proces në mbrojtje të interesave rajonale. Serbia nuk mund të hapë gojën se sa shpejt ne dhe Kosova avancojmë në minishengenin. E para nga kushtet për këtë është liria e lëvizjes. Kufiri bëhet inekzistent. Ne se kemi realizuar sepse nuk na kanë lejuar. Ne duam dhe heqjen e kufirit me Serbinë që nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Shqiptarët që shkojnë në Beograd duhet të zbresin atje duke kaluar duke përshëndetur. Kështu duhet kudo. E dyta, porti i Durrësit padiskutim do jetë dhe porti i Kosovës edhe Serbisë. Në sensin që kusho lëvizjen e mallrave. Unë shpresoj që të jetë magjarllëku i një individi që për 1000 arsye dhe mos të jetë nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake duhet që të mos humbim kohë për këtë proces”,-tha Rama.