I ngacmuan vajzën, turisti italian konfliktohet me shqiptarët në Vlorë

Një italian është përplasur fizikisht me disa shqiptarë, pasi i kanë ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Ngjarja ndodhi këtë të premte në Vlorë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personave që e ngacmuan. Familja italiane ndodhej me pushime në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën turistike të “7 pallateve” dhe ka tërhequr vëmendjen e pushuesve për shkak edhe të policisë që është gjendur menjëherë dhe është vënë në ndjekje të atyre që ngacmuan minorenen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?