I nxehtë përvëlues deri në fund të korrikut

Muaji korrik do të vijojë me temperatura përvëluese deri në fund, paralajmëron sinoptikania Lajda Porja.

Sipas saj, Shqipëria do të përfshihet nga një valë e re e të nxehtit për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga Afrika drejt Ballkanit.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në disa zona të vendit, ndërsa edhe temperaturat minimale do të jenë më të larta se zakonisht. Në bregdet, temperaturat gjatë natës pritet të mos zbresin nën 24 gradë, duke sjellë netë tropikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një tjetër javë mjaft e nxehtë na pret. Nga e hëna fillon depërtimi i masave të nxehta që do të përfshijnë të gjithë Shqipërinë. Deri të mërkurën mëngjeset do të jenë ende të freskëta, me temperatura që zbresin deri në 9-10 gradë në zonat malore, por më pas do të kemi rritje të menjëhershme të temperaturave,” – tha Porja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maksimumet e së mërkurës pritet të shkojnë deri në 41 gradë Celsius në zonën e Myzeqesë, në qarkun e Beratit dhe disa zona të Elbasanit, ndërsa në pjesën tjetër të vendit temperaturat do të variojnë nga 38 deri në 40 gradë.

Në veri, të martën priten reshje të lehta dhe të izoluara, por pjesa tjetër e javës do të jetë me diell dhe vapë përvëluese.

Të premten parashikohet një ulje e lehtë e temperaturave, por të shtunën dhe të dielën ato do të rriten sërish, duke arritur përsëri në 41 gradë Celsius. Po ashtu, gjatë fundjavës priten netë të nxehta me temperatura minimale mbi 20 gradë, ndërsa në bregdet ato do të jenë rreth 24 gradë Celsius.

Sinoptikania thekson se i gjithë korriku do të mbyllet me temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme moti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?