I nxehti afrikan. Në Vlorë temperatura 36, por ndjehet si 48 gradë

Dita e sotme ka qenë një ndër më të nxehtat përgjatë kësaj vere. Sipas “Meteoalb”, temperatura në Vlorë sot ka shënuar 36.3°C, por prezenca e lagështirës prej 60%, ka bërë që temperatura të ndjehet 48°C.

Ndërkohë në Tiranë temperatura është regjistruar në 37 °C por është ndjerë në 43 °C, ndërsa pritet që edhe dita e nesërme të jetë në këto vlera.

Swiss Digital Desktop Reklama

PARASHIKIMI METEO ALB
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?