I nxehti afrikan përfshin vendin, të premten priten temperatura 40 gradë celsius

Vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta. Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni thotë se të premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius. Ndërkohë nesër termometri pritet të shënojë deri në 36 gradë ceslius.

Presim që sot, nesër dhe deri ditën e diel të kemi një rritje të temperaturave, kulmin presim ta kemi të premten temperaturat maksimalë arrijnë në 40 gradë. Të larta do jenë edhe temperaturat minimale të natës.

Kjo është vala e parë e të nxehtit për sezonin e verës dhe temperaturat janë shumë të larta për fundin e qershorit. Presim të vijmë në rritje. Nesër presim që temperatura maksimale në bregdet të jenë 36 gradë”, tha Gjoni për Report Tv.

SHKARKO APP