I ofroi para policit për pasaportën, 58-vjeçari e pëson keq në Fier
Një 58-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pas akuzës për korrupsion. Ai ra në pranga të policisë pasi tentoi që të korruptonte me para një efektiv.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet E. B., banues në Fier, akuzohet se i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës, me qëllim marrjen e saj në afate të përshpejtuara.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.