I penduari zbërthen ngjarjen, nga tritoli te Noizy dhe tentativa me fustan për vrasje

Për më shumë se dy orë, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu në Gjykatën e Posaçme se si vajti i veshur si grua, me fustan e paruke, për të vrarë Rexhep Ginën dhe detaje të vendosjes së një sasie tritoli në biznesin e reperit Noizy. Thëniet e Tafanit u dëgjuan në procesin ndaj tij, Laert Haxhiut e Kristi Bixhekut. I penduari tha se plani për vrasjen e Rexhep Ginës kishte nisur që në Greqi me Laert Haxhiun, për shkak se Gina ishte shok i Aldo Bares.

Sipas Tafanit, për vrasjen e Ginës në Lushnjë, në korrik 2022, kishte shkuar bashkë me Fatjon Veliun dhe urdhri i Laert Haxhiut ishte të visheshin si gra, por për shkak të një konflikti verbal me Haxhiun pak para krimit, kishte vendosur të mos e bënte. I penduari tha se kishte shkuar i veshur me një fustan të zi, me një maskë plastike të grimuar në fytyrë dhe një paruke bjondje, një xhaketë dhe poshtë saj fshihte një kallashnikov.

“Isha edhe i mërzitur. Po mendoja si mos e bëj. Me atë veshje, dukesha si ndonjë i lënë nga trutë. Si klloun. Po ashtu thoshte ai, do veshësh këtë. Pikë, mbaroi”, tha Tafani. I penduari theksoi se i tillë kishte kaluar para verandës ku po pinte kafe shënjestra, duke i tërhequr vemendjen atij dhe disa të tjerëve, por më pas kishte shkuar në makinë, ku e priste Fatjon Veliu. Nga aty i kishte nisur një mesazh zanor Haxhiut, duke i thënë se Gina nuk ishte aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke e përshkruar si të frikshëm dhe terrorizues Haxhiun, i penduari tha se mund ta vriste nëse e merrte vesh që e kishte gënjyer. Për tritolin në biznesin e reperit Noizy, në qershor 2022 në Durrës, Tafanti tha se e kishte vendosur me porosi të Laert Haxhiut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsyeja kishte qenë një video e publikuar në Tik tok, ku Noizy godiste fizikisht Kleviol Ahmetin, një tjetër reper i njohur si Cllevio, shok fëmijërie i Haxhiut. Tafani tha se Laertin e kishte telefonuar e ëma dhe motra nga Gjermania dhe i kishin thënë “sa gjynah, si e goditën Kleviolin ashtu”. I penduari pretendoi se Laert Haxhiu i kishte vënë gjobë 1 milion euro një biznemeni llotosh. “360 mijë euro ja kam marrë vetëm unë atij për Laertin”, tha Haxhiu. /Marrë nga A2cnn/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?