I pezulluar prej më shumë se një viti, kardiokirurgu Edvin Prifti
Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti është rikthyer të ushtrojë profesionin e tij 1 vit e 3 muaj pas pezullimit.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme.
Prifti u akuzua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash pasi në banesën e tij u gjetën 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë “cash”.
Avokati Henrik Ligori u shpreh atëherë se Prifti ka fituar më shumë se 200.000 euro në çmime ndërkombëtare.
“ 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët janë të ligjshme! Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”,- është shprehur avokati.