I pla*osuri u gjet në vendin e gabuar! Autori shkoi për sqarim me pronarin e biznesit
36-vjeçari që u plagos këtë të premte në Shijak duket se nuk ishte shënjestra e vërtetë e autorit Arbër Hoxha, i cili qëlloi me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete. Një natë më parë, Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri. Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë.