I premtuan dy vajzave martesë dhe i shfrytëzuan për prostitucion, arrestohet autori i tretë në Tiranë
Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”.
Si rezultat i punës është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i F.XH., 26 vjeç, i cili në bashkëpunim me J.D. dhe T.M. që janë arrestuar pak kohë më parë në kuadër të këtij operacioni, u kanë premtuar dy vajzave martesë. Martesa do të bëhej me synimin për t’u larguar nga BE, ndërkohë që të rejat i kanë sjellë në Shqipëri dhe dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.
Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.