I riu e merr me forcë në makinë, 13-vjeçarja: S’jemi të lidhur
Një 24-vjeçar është ndaluar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme ka marrë në makinën e tij një vajzë minorene. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, I.XHaferi dhe adoleshenten, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, për shkak të privatësisë së vajzës.
Lidhur me ngjarje ka dy të vërteta. Një sipas 24-vjeçarit. Ai mësohet të ketë dëshmuar para uniformave blu se vajzën nuk e ka marrë kundër vullnetit të saj, por thjesht për të sqaruarnjë bisedë të lënë pezull, duke qenë se ishin në një lidhje dashurie.
Nga ana tjetër, pretendimet e vajzës janë ndryshe. Ajo është shprehur se 24-vjeçari e ka bezdisur prej kohësh dhe këtë gjë ua ka treguar edhe familjarëve të saj, të cilët më pas kanë bërë kallzimin në Komisariat.
KOHA JONË SONDAZH

