FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I riu gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit, detajet e para

Një i ri është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të shtune pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Trupi i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Burime policore bëjnë të ditur se viktima është shtetasi me iniciale D.D., 31 vjeç. Ai është ndjerë keq dhe ka lajmëruar vetë familjarët dhe ambulancën që t’i vinin në ndihmë pasi nuk po ndjehej mirë.

Pavarësisht asistimit të bluzave të bardha që e morën me atutoambulancë në vendngjarje, nuk kanë mundur ta mbajnë dot në jetë. Dyshimet e para janë për një arrest kardiak, por do të jetë mjekësia ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?