I riu goditi për vdekje avokatin dhe iku, kolegët dyshojnë për vrasje me dashje

Avokati Leonard Dingo humbi jetën si pasojë e një aksidenti. 63-vjeçari është goditur nga një 22-vjeçar. Pas ngjarjes, i riu iku nga vendi i ngjarjes dhe braktisi automjetin në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti është gjetur e është sekuestruar nga shërbimet policore, por autori i aksidentit është në arrati. Kolegët e viktimës, në një postim në rrjetet sociale shprehen se kolegu Dingo ka pasur çështje të rëndësishme, ndaj nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të jetë e qëllimshme.

Reagimi i plotë

Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht.

Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.

Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e ShënaVlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!

SHKARKO APP