I riu kapet me 187 km/h në By Pass-in e Fierit, Policia: 42 patenta të pezulluara

Ende shqiptarët nuk janë ndërgjegjësuar për të lëvizur sipas kodit Rrugor, as nga aksidentet e frikshme rrugore. Policia ka vënë në pranga 8 shoferë në 24 orët e fundit. Policia bën me dije se 4 janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në njoftimin për mediat, thuhet se janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 31 për shpejtësi mbi normat e lejuara. Më e larta që është kapur nga radari është 187 km/h në By Pass-in e Fierit, në sensin e lëvizjes Fier-Vlorë.

12 patenta janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në të gjithë vendi mësohet se janë ndëshkuar 1898 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?