I riu nga Fieri i plagosur në Greqi, policia: Alesio Xhelo me 73 vite burg në dosje

Sipas një deklarate zyrtare të zëdhënëses së policisë greke, shtetasi shqiptar Alesio Xhelo, 42 vjeç nga Fieri, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Mikrolimano të Pireut, ku u plagos gjatë një përplasjeje me forcat e policisë greke. Autoritetet greke e konsiderojnë atë një person me rrezikshmëri të lartë dhe të kërkuar për një sërë veprash të rënda penale, me një total dënimesh që sipas tyre arrijnë në 73 vite burg.

Policia greke sqaron se Xhelo ka qenë më herët i dënuar në Greqi dhe ka vuajtur dënimin deri në vitin 2025, ndërsa më pas dyshohet se ka hyrë sërish ilegalisht në territorin grek në vitin 2026. Ai rezulton gjithashtu i liruar në Shqipëri në vitin 2025, pas një historie të gjatë procedimesh penale dhe masash sigurie.

Në dosjen e tij përmendet edhe një arrestim në Vlorë në vitin 2019 për armëmbajtje pa leje, pas një arratisjeje nga burgu në Greqi. Më pas, ai është mbajtur në “arrest shtëpie” në Fier, nën mbikëqyrje të forcave të rendit, për shkak të kërkimeve të autoriteteve greke për vepra të ndryshme të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mars të vitit 2025, Xhelo është arrestuar sërish në Shqipëri për kanosje dhe fyerje ndaj një efektivi të FNSH-së gjatë kryerjes së detyrës, por më vonë është liruar. Sipas burimeve të ndryshme, ai ka qenë aktiv edhe në rrjete sociale, ku ka publikuar video pas lirimit dhe është shfaqur në qytetin e Sarandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në deklaratën e saj, policia greke përshkruan edhe momentin e incidentit, ku gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Pireut, personi u përpoq të largohej me automjet dhe më pas dyshohet se ka drejtuar armë ndaj efektivëve. Në përgjigje, një oficer ka qëlluar duke e plagosur dhe neutralizuar.

Gjatë kontrollit në vendngjarje janë gjetur armë zjarri të ndryshme, municione, si dhe një sasi lëndësh narkotike dhe granata dore. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet greke theksojnë se ai është i lidhur me një histori të gjatë kriminale dhe urdhra arresti ndërkombëtarë për vepra shumë të rënda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?