I riu nga protesta: Diaspora të kthehet për të ndryshuar Shqipërinë
Një i ri u shpreh para protestuesve se Diaspora ka një arsye më shumë për të ardhur në protestë. “Jam prej 51 ditësh në këtë protestë. Kam qenë në protesta anembanë botës. Kam protestuar në Londër pastaj jam bashkuar këtu në Tiranë. Dua të bëj një thirrje për diasporën. Këtë verë keni një arsye më shumë për të vizituar Shqipërinë. Këtë verë do bëni pushime dhe do keni mundësinë që të largoni ata që ju larguan nga ky vend. Diaspora do të vijë që të largojë nga pushteti ata që na larguan. Rama në burg, Berisha në Burg, Braçe në burg. Do qëndroj këtu deri në fund”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

