I riu nga Turqia ëndërron pasaportën shqiptare: Të huajt e marrin menjëherë, për ne ka një ngërç

Mustafa Ugur Gonulal, një shqiptar nga Turqia, dëshirën më të madhe ka që të ketë një pasaportë kuqezi, si një mënyrë për të plotësuar amanetin e gjyshes së tij, për të kërkuar rrënjët e familjes.

“Arsyeja pse dua pasaportën shqiptare është sepse gjyshja nga ana e babait ka lindur në Shqipëri dhe ne jemi rritur me kulturën shqiptare. Në qytetin ku unë jetoj jemi familja e vetme shqiptare. Gjyshja gjithmonë na ka folur për vendlindjen dhe kulturën tonë. Gjithmonë na thoshte që duhet të ikim atje dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë tokën shqiptare”.

Prej mbi një dekade, Mustafai ka qenë në zbulim të gjurmëve të të parëve të tij. Ai ka arritur të takojë kushërinjtë, që familja e tij nuk i takonte prej largimit në Turqi, thuajse një shekull më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Mustafain dhe shumë të tjerë nga diaspora, problem është mosgjetja në arkivat e shtetit e certifikatës së lindjes të të parëve të tyre, dhe bëhet është më e trishtë thotë ai, kur sheh shumë të huaj që nuk kanë lidhje me përkatësinë shqiptare të pajisen me shtetësi; dhe së fundmi planin e qeverisë për të shitur “pasaportat e arta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?