FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I riu plagoset me armë zjarri, policia jep detaje si ka ndodhur ngjarja gjatë natës

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, ndërsa në kërkim është shpallur autori.

Sipas policisë, plagosja me armë zjarri ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I riu mori plagë në këmbë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?