I riu që vr@u 71-vjeçarin, ishte në kërkim nga Policia edhe për…
23-vjeçari Blerti Kanushi është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për vrasjen e 71-vjeçarit Faik Ajdini, pak ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Memaliaj.
Por i riu rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine.
Më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.
Në pranga në lidhje me ngjarjen kanë rënë Skënder Ajdini 71 vjeç bashkëshortja e tij Darovi Ajdini djali Bledar Ajdini 43 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

