I riu u vra dhe trupi u hodh në liqen, në pranga vajza që u bë ”mollë sherri”
Vajza që u bë ”mollë sherri” për vrasjen e 26 vjeçarit Martin Çeço në Kolanec, në 18 qershor të këtij viti, është arrestuar.
Martina Pajollarin dyshohet si bashkëpunëtore në vrasje. Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se ajo ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që aktualisht ndodhen në burgun e Drenovës.
Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me viktimën, por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili sipas prokurorisë është një nga autorët kryesorë të vrasjes.
Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.