Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

I sapo larguari nga PS: Me këtë lloj qeverie, populli duhet të shprehet në zgjedhje të parakohshme

Aktualitet E martë, 28 Janar 2020 20:49
I sapo larguari nga PS: Me këtë lloj qeverie, populli duhet të shprehet në zgjedhje të parakohshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti Gjetan Gjetani i është bashkuar prej disa ditës Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa konflikti i tij me kryeministrin Edi Rama, bëri bujë duke qenë se ky i fundit e ‘zhveshi’ deputetin e dalë nga listat e PS-së nga të gjitha atributet politike.

Në një prononcim për Fax News, me gazetaren Eksiola Shehu, Gjetani i është përgjigjur interesit për të ditur nëse do t’i bashkohet vendimit të grupit të LSI-së për ta lënë mandatin e deputetit apo do të vijojë të qëndrojë në Kuvend.

Deputeti tha se të ishte në dorën e tij nuk do ta braktiste mandatin por theksoi se, ky është një vendim që do ta merrte për të kryesia e partisë ku tashmë ka zgjedhur të aderojë.

Gjetani ka treguar gjithashtu se me Ramën është përplasur sepse sipas tij, nuk ka bërë asnjë investim në zonë e Kurbinit të cilën edhe e përfaqëson ndërsa shton se, vendimi për t’u bashkuar me LSI-në është marrë nga ana e tij pas tërmetit të 26 Nëntorit

Ai ka përmendur konkretisht temat që e kanë ndarë me Ramën, reformën zgjedhore, mundësinë e një bashkëpunimi apo marrëveshjeje mes PD-PS pa LSI dhe çështjen e testit të drogës ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit. Në këtë pikë, Gjetani tha se personat që konsumojnë drogë, janë shumë të rrezikshëm.

“Pas përjashtimit nga PS unë kam qëndruar si i pavarur, kam votuar pro Partisë Socialiste dhe nuk jam i penduar. Pa njëfarë kohe vendosa ti bashkangjitem një force politike, për disa arsye. Nuk kam pasur në plan të merrem me politikë, por meqenëse kryeministri tregoi një mllef pas tërmetit të Nëntorit, vendosa të merem me politikë dhe interesat e qytetaëve tëKurbinit. LSI është një parti e hapur dhe me nivele të duhura dhe të hapura ndoshta më shumë se çdo parti tjetër politike dhe me demokraci të lartë të brendshme. Mendoj se shumë shpejt do të vijë në pushtet bashkë me PD-në dhe do të mbështesë qytetarët dhe komunitetin e Kurbinit si dhe do të ofrojë një administratë të aftë shtetërore. Kam shumë kritika për administratën shtetërore”, tha Gjetani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervista e plotë:

Pse nuk i keni ngritur në Parlamentin shqiptar?

Gjetani: Në Parlamentin shqiptar është si të flasësh mes pyllit, është bërë vegël e kryeministrit shqiptar. Jam deputet i Kurbinit, i shikoj gjërat nga afër, di problematikat. Nuk ka investime edhe ato që janë dhënë janë dhënë në mënyrë jo efikase.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I keni ngritur në parlament këto shqetësime?

Gjetani: Jo në Parlament, por ia kam bërë të ditur kryeministrit  në një takim të vetëm që kam pasur me të dhe nuk i ka marrë parasysh. Kam listuar kërkesat që kanë qytetarët e Kurbinit, nuk ka dashur t’ia dijë për ta. Kjo është shkëndija e parë që ka nisur mes nesh. Edhe ato pak investime nuk i ka dhënë me impakt ekonomik.

Mund t'ju interesojë

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 2 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 25 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 25 minutash

Kur filluan problemet me PS?

Gjetani: Unë nuk kam pasur probleme me PS por me Edi Ramën, nuk e di çfarë mllefi ka për Kurbinin. Ka instaluar në Kurbin një administratë Haxhi Qamilse, e paaftë dhe e korruptuar.

Thatë se keni pasur marrëdhënie jo të mirë me Ramën, kur nisën këto probleme dhe si ka qenë marrëdhënia juaj më herët?

Gjetani: Me kryeministrin filluan gjatë kohës kur jam bërë kandidat për deputet dhe pasi jam bërë deputet. Përplasja e parë ka filluar kur unë kam bërë kërkesa për zonën time. Në zyrën e tij kam dorëzuar një kërkesë me 26 pika që mendoj se qytetarët kanë nevojë për plotësimin e tyre. Në takimin e parë kam kërkuar të bëhet përroi i qytetit që ka shkaktuar shumë probleme, ka shënuar edhe viktima para 3 vitesh, 4 viktima. Sa herë ka reshje qyteti përmbytet. Kam kërkuar të ketë qyteti ujë të pijshëm. Uji që furnizon Durrësin merret në Kurbin ndërsa ky i fundit s’ka ujë për vete. Kam kërkuar që në Milot të ketë një treg, përgjigjja e tij ishte tallëse. Nuk merrem me tregje më tha. I kam kërkuar të bëhet një investim për turizmin. Para ’90 në Kurbin ka qenë shumë i njohur turizmi, pas ’90 lumi i Matit u bë i pafrekuentuar. Por me një investim deri në 5 milionë euro mund të rikthehet. As në këtë pikë ai nuk ishte dakort. Nuk mund të pajtohem për aq kohë sa ai nuk plotëson kërkesat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë se kam kërkuar shef komisariati. Shefi i Komisariatit nuk më duhet mua i kam kërkuar një polici profesionale.

Çfarë do të bëni me mandatin tuaj duke qenë se jeni tashmë pjesë e LSI por kjo e fundit i ka djegur mandatet?

Gjetani: Çështja e mandatit tim do të diskutohet nga kryesia e LSI. Nëse do të më pyeste kam dëshirë apo jo të dorëzoj mandatin, unë nuk kam dëshirë, kjo do t’i bënte qejfin kryeministrit dhe miqve të tij. Nëse kryesia merr vendimin që unë ta lë, do ta bëj ndonëse pa dëshirë, sepse jam zgjedhur nga qytetarët e Kurbinit.

Palët janë ulur në tryezë pas më shumë se një viti për të diskutuar për reformën zgjedhore, si e komentoni?

Gjetani: E shikoj si ogur të mirë për vendin, sepse ulja e tensioneve u shërben interesave të gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të marrë rrugën e Europës. Me tensione politike edhe anëtarësimi është i vështirë. Është arritje se palët kanë bërë hapa pas dhe mendoj se pa kushte. Uroj të mbarojnë sipas afateve punë dhe të marrim një përgjigje pozitive për negociatat.

Ju jeni pro ndryshimit të sistemit në Shqipëri?

Gjetani: Personalisht jam për sistem proporcional kombëtar për lista të hapura, që qytetarët të kenë mundësi zgjedhjeje. Një sistem i tillë u jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin dhe partitë do të mendoheshin mirë për kandidatët.

I druheni një marrëveshjeje të dy partive të mëdha PS-PD?

Gjetani: Në Shqipëri jemi, edhe mund të ndodh, por rezervoj të shprehem.

Jeni për zgjedhje të parakohshme?

Gjetani: Për mendimin tim po, me këtë lloj qeverie e parlamenti, mendoj se qytetarët duhet të shprehen.

Si e komentoni videon e kryebashkiakut të Bulqizës që shihet duke marrë kokainë dhe a duhet të bëhet testi i drogës ndaj zyrtarëve?

Gjetani: Unë e kam parë videon por prova nuk kemi, duhen hetime për ta vërtetuar. Për mendimin tim testin e drogës duhet ta bëjnë të gjithë personat jo vetëm në politikë për edhe në administratën shtetërore. Janë shumë të rrezikshëm personat që konsumojnë lëndë narkotike.

Etiketat e lidhura

Gjetan Gjetani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 2 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 18 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 25 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 25 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.