I sëmuri mendor vret me sëpatë 50-vjeçarin, pastronte rrugën e fshatit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotmë në Librazh ku një shtetas vrarë me mjetet të forta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdrajç, ndërsa viktima raportohet se është Idriz Byci, rreth 50-vjeç. Ky i fundit është goditur në kokë me sëpatë nga shtetasi Fiqiri Haskurti.
Sipas policisë, “shtetasi Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat dyshohet të jetë vrarë me sende të forta ( sëpatë) nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendorë”.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
KOHA JONË SONDAZH

