FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I shpallur në kërkim 3 ditë më parë, kapet në Shkodër 66-vjeçari

Një 66-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës, 3 ditë pasi ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “territor i pastër”. Raportoet se 66-vjeçari N.Q u arrestua pasi afër banesës së tij, u gjetën dhe skuestruan 8 kg e 256 gramë cannabis në formë boçeje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi zyrtar

Swiss Digital Desktop Reklama

U shpall në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, pasi afër banesës së tij, Policia gjeti 8 kg e 256 gramë cannabis në formë boçeje, kapet dhe vihet në pranga 66-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. Q., 66 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e djalit 17 vjeç të shtetasit N. Q., i dyshuar i pëfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?