I shpëtoi atentatit me eksploziv/ Me oksigjen, i fashuar dhe shenjat e shpërthimit në fytyrë e krahë, ja pamjet e 51-vjeçarit në spital (Foto)

Preng Gjini, babai i dy fëmijëve i ka shpëtuar atentatit me rreth 500 gram C4 të vendosur në gomën e djathtë të makinës me të cilën lëvizte ndonëse të gjithë kujtuan se nuk do ia dilte. Por shenjat e shpërthimit janë tepër të dukshme në trupin e tij. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar fotot nga shtrati i spitalit tek Trauma të 51-vjeçarit.

Ai siç duket është i pandërgjegjshëm dhe me oksigjen por sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shpërthimi i ka lënë shenja në krahë dhe fytyrë.

Preng Gjini jetonte i fshehur prej kohësh, ndërsa një vit më parë i kishin vrarë edhe vëllain Armando Gjini në Rrëshen. Në kryeqytet qëndronte në një banesë që nuk e dinte askush. Pas vrasjes së vëllait të tij Armando Gjini dhe pas vrasjes së Kastriot Reçit kishte marrë masa. Familja e tij jeton në SHBA. Nga hetimet ka rezultuar se atentatorët e kanë vëzhguar për muaj të tërë. E vetmja distancë që bënte ishte rruga që edhe dje përshkoi për të shkuar tek kushëriri i tij.

SHKARKO APP