I shpëtoi atentatit në autostradë, prokurori Arjan Ndoja del sot para vettingut

Nis procesi i vettingut për prokurprin e Durrësit Arjan Ndoja të cilit iu bë atentat në vitin 2019 në autostradën Durrës Tiranë ku dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku kurse Ndoja u plagos.

KPK dyshohet se Ndoja ka ushtruar ndikim të paligjshëm me persona me probleme me ligjin, se prokurori ka patur kontakte me persona të krimit si shtetasi A. L.

Referuar burimeve mediatike në lidhje me atentatin ku prokurori mbeti i plagosur rezulton se subjekti ishte nën shoqërinë e personit A.L.

Referuar konstatimeve të DSIK, KPK deklaron se ka papërshtatshmëri për figurën e prokurorit, ndërsa thekson se ky atentat është nën hetim nga SPAK.

KPK konstaton se shtetasi A.L që është lidhje shoqërore e prokurorit dhe ka ndryshuar disa herë emrin për shkak të precedentëve.

Gjithashtu ONM ka deklaruar se prokurori ka qenë duke drekuar me këtë persona përpara ngjarjes, por prokurori ka shpjeguar se e njihte atë, prej kohësh qe kur ka qenë avokat.

SHKARKO APP