I shpëtoi dy vajzat, babai gjen zjarrfikësin hero të Tiranës dhe shkon ta falenderojë bashkë me vogëlushet

Personi që shikoni në foto është zjarrfikësi i Tiranës Zeni Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë. Ai bashkë me kolegët u dhanë ndihmën e parë banorëve.

Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj. Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falenderonin për ndihmën. Të pafund janë dhe komentet nga qytetarët e tjerë që i shprehin mirënjohjen për punën zjarrfikësit Zeni Lamuça.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?