I sulmuan makinën, reagon Fatos Lubonja: Akt kërcënimi, urrejtje nga dikush

Makina e analistit Fatos Lubonja është sulmuar ditën e 31 Dhjetorit nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi u bë i ditur nga vetë analisti, i cili, mësohet se ka bërë një kallëzim penal në prokurori.

Pas këtij sulmi të përsëritur ka reaguar edhe vetë Lubonja.

Në një intervistë për news24 ai shprehet se makina e tij ishte dëmtuar qëllimisht.

Ai shton se sulmi ndaj makinës është marrë si një akt kërcënimi.

Lubonja u shpreh: Sulmi ndaj makinës është një formë vandale, e cila na kthen në kohë të errëta. Unë u ktheva nga Italia dhe e gjeta makinën të dëmtuar. Sulmin ndaj makinës e marr si akt kërcënimi, urrejtje nga dikush. Ka lidhje politike.”

SHKARKO APP