I theu këmbët policit, Prokuroria bëhet e butë me agresorin: Ishte nervoz nga gjobat

Edhe pse i theu këmbët policit, Prokuroria e Tiranës e konsideroi rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari, i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj.

Në mbyllje të hetimeve, Ermal Mucolli u akuzua për kundërshtim të policisë kurse akuza tjetër nuk u gjet e provuar. Prokuroria thotë se polici Musaj gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar.

Prokuroria deklaron në mbyllje të hetimeve se gjatë bisedës mes të dyve efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën. Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Zeqir Musaj, i cili theu këmbën dhe më pas u dërgua menjëherë në spital.

SHKARKO APP