“I tmerrshmi i Sukthit”, si reagoi Rama kur Fevziu i tregoi foton e tij në emision

Landi Muharremi është një nga tre personat e plagosur sot në atentatin, ku mendohet se shënjestër ka qenë prokurori Arjan Ndoja. Muharremi që njihej dhe me emra të tjerë si. Aleksandër Lago, Pëllumb Muharremi dhe Rumi, është një emër i njohur për Policinë.

Ai akuzohet se ka rrehur biznesmenin libanez, Fadi Mirti, që do të investonte më shumë se 450 milionë euro në Gjirin e Lalëzit. Pikrësisht për këtë ngjarje është pyetur dhe Rama, i cili ka qenë i ftuar vite më parë në “Opinion” me Blendi Fevziun.

Ishte gazetari ai që pyeti Ramën për Muharremin dhe i tregoi live dhe foton e Muharremit, por Kryeministri tha se provat duhet të dërgohen në Prokurori dhe ti tregohen atij, shkruan Dosja.al.

Fevziu: Si mundet që shteti juaj, shteti im, nuk i gjen agresorët e biznesmenit.

Rama: O Zot, o Zot, agresorët janë arrestuar, kanë dalë përpara gjykatës edhe janë lëshuar, dakord?

Fevziu: Biznesmeni më ka kontaktuar 5 herë javën e fundit dhe më ka dërguar fotografinë e agresorit që ju nuk e keni arrestuar, të dhënat e tij, ia ka dërguar edhe policisë dhe nuk është marrë asnjë masë. Ka kryer investigime paralele me policinë dhe ka gjetur personat që e kanë dhunuar…

Rama: Ore lëri investigimet paralele, s’ka nevojë fare. Mjafton të interesohesh në polici dhe të pyesësh a janë arrestuar autorët… tani ishin, 1 apo 7… unë po të them se personat janë arrestuar. Fevzi, të lutem mos më fol banalitete këtu.

Këto dokumente mos i mbaj këtu për të bërë shoë, por çoi atje ku duhet që të merren njerëzit, nëse do vërtetë do të japësh një kontribut real.

SHKARKO APP