I vë zjarrin banesës së babait, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të djegë banesën e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në Bilisht të Korçës.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Thanas Kara, 44 vjeç, banues në Bilisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 44-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin poshtë verandës së banesës, një sasie rrobash dhe sendesh të tjera, ku për pasojë ka rrezikuar të digjet banesa e babait të tij, O.K, 78 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “shkatërrimi i pronës me zjarr, ngelur në tentativë”./tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?