I veshur ushtarak dhe me antiplumb, 35-vjeçari kapet me municione luftarake

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia e Lezhës, ku pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, uniformat blu prangosën shtetasin A.L. 35 vjeç.

Ai ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?