I vetmi që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, lihet në burg ish-polici Jeton Lami

Ish-efektivi i policisë Jeton Lami, i cili dyshohet se ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim, është lënë “arrest me burg”. Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura.

28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

SHKARKO APP