I vjedh portofolin në qendrën estetike, arrestohet 20 vjeçarja
Një 20 vjeçare nga Shkodra u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur një portofol teksa ishte në një qendër estetike.
E reja K.Deda, u arrestua në flagrancë pasi gjatë ditës së djeshme (6 qershor), në një qendër estetike, tek e cila ndodhej edhe shtetasja me iniciale A.M, 27 vjeç, banuese në Tiranë, i ka vjedhur portofolin ku kishte 15.000 lekë të reja, si dhe dokumenta identifikimi dhe karta banke. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”.
KOHA JONË SONDAZH

