I vodhën 500 litra vaj ulliri, asnjë në pranga. Hajduti fshehu gjurmët
Vjedhja e 500 litra vaj ulliri një fermeri në periferi të Tiranës ka vënë në lëvizje Policinë. Kallëzimi është bërë nga fermeri më datë 6 korrik 2020 që ka fabrikën në zonën e Petrelës, e kur ka shkuar atë ditë në punë ka konstatuar vjedhjen.
Agjentët kanë dyshime se hajduti pasi kësaj vjedhjeje e ka shitur atë me një çmim të lirë tek restorantet e zonës së Mulletit, Petrelës e Vishnjes të cilët kanë edhe gatime të shumta.
Për ngjarjen hetuesit kanë përdorur dhe teknikën e verifikimit të gjurmëve të gishtave, por ka rezultuar e pasuksesshme pasi dyshohet se në kanatën e pasme të magazinës hajduti ka hyrë me doreza duke u treguar i kujdesshëm.