I vodhën çantën një qytetari, arrestohen dy “skifterët” në Shkodër

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes”.

Blutë njoftojnë se këta dy persona i kanë vjedhur një shtetasi një çantë ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare.

“I vodhën një 45-vjeçari, në rrugë, çantën ku mbante një shumë parash dhe steka me paketa me cigare, menjëherë pas kallëzimit të tij, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjenden dhe sekuestrohen shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare. Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një 45-vjeçar, se dy shtetas i kishin vjedhur në rrugë, çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan autorët e dyshuar të vjedhjes, shtetasit: P. C., 39 vjeç dhe A. N., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në një ambient ku qëndronin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. N., u gjetën shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?