I vodhi makinën dhe u përpoq të arratisej, 35-vjeçari përplas disa makina pl*gos policin

Një 35-vjeçar italian është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet “Audi Q5” dhe më pas është përpjekur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 29 gusht 2026, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e automjetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, organizuan operacionin e koduar “Last Escape”, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Sipas policisë, gjatë tentativës për t’u larguar, 35-vjeçari Angelo Esposito është ndjekur nga efektivët dhe ka përplasur disa automjete. Në vijim, ai ka goditur me makinën edhe një punonjës policie, i cili ka pësuar dëmtime të lehta në krah.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin e arrestimit, automjeti “Audi Q5” i dyshuar si i vjedhur është sekuestruar nga autoritetet. Policia bën me dije gjithashtu se 35-vjeçari e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?