I vranë kushëririn, ish-deputetja: Këtu s’ka shtet e as shpresë
Fatos Ferracaku, tregtari i peshkut që u ekzekutua në Shkodër, ishte kushëri i ish-deputetes së Partisë Kristian Demokrate, e cila zuri vendin e Mark Frrokut në kuvend.
Mirela Ferracaku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku revoltën e saj në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Shqipëri, që sipas saj po vishet në zi.
”Çfarë po ndodhë me Shqiperinë tonë? Çdo ditë po veshesh në Zi, çdo ditë po shuhen djem të ri. Jemi bërë më keq se kafshët duke hangër njëri-tjetrin. Vrasim, presim sikur të ishin zogj pulash. Normal! Shtet s’ka, ligje s’ka..! Asnjë dritë shpreset për Shqiprinë tonë. Qofsh lile e xhehnetit kushëri”, shkruan ish-deputetja.
Fatos Ferracaku u ekzekutua teksa pinte kafe së bashku me shokun e tij, i cili mbeti i plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

