I vrari në Sarandë, vëllai i zyrtarit të arrestuar për drogë

47-vjeçari i vrarë sot në Sarandë, mësohet se është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplak i Shëndëllisë.

Ky i fundit ka mbajtur së fundi detyrën e administratorit të njësisë së Kaçinarit në Bashkinë e Mirditës, një emër jo i panjohur ky për Policinë e Shtetit.

Në shkurt të këtij viti, Petrit Bardhi 44 vjeç, u arrestua nga policia, pas disa muajve që kaloi në arrati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tetor të vitit 2015 në banesën e tij në fshatin Simon, ku familja Bardhi kishte jetuar vite më parë, policia gjeti 424 kilogramë kanabis të tharë në përgatitje për ambalazhim, me qëllimin trafikimin drejt Greqisë. Lënda narkotike do trafikohej nga dy vëllezërit Petrit dhe Floarian Bardhi, të dy të shpallur në kërkim në atë kohë, por që administratori i Kaçinarit mundit të vihet në pranga në shkurt 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëllai i tij Floriani, do të do të merrte përsipër trafikimin e drogës nga Saranda në Greqi, pasi në banesë u gjet edhe një pasaportë biometrike me emrin e Florian Bardhit, 50 vjeç.

Operacioni policor në atë kohë ishte koduar “Shëndellia”, pikërisht me emrin e fshatit të Sarandës ku jeton Petrit Bardhi dhe ku në 00:35 të këtij mëngjesi u gjet i vrarë vëllai i tij.

Petrit Bardhi rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në maj të vitit 2015 Petrit Bardhi u ndalua në Tiranë pasi iu gjet një pistoletë, por më vonë u vërtetua se ai kishte leje për mbajtjen e armës. Ndërsa në vitin 2013 kur mbante postin e kryetarit të komunës së Kaçinarit ai pati një përplasje me armë me policinë.

44-vjeçari u emërua administrator i njësisë administrative Kaçinar pas zgjedhjeve vendore 2015, nga kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, i Partisë Socialiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?