35-vjeçari liron ish-bashkëshorten e marrë peng në Roskovec. Forcat RENEA rrethojnë zonën
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën të cilën e mbante me forcë pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës.
Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.
Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën.
Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur.
Dyshohet se ai fshihet në një fshat, ndërsa më herët pas krimit ai u arratis bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng, por pasi policia zbarkoi në zonë, e la të lirë.
Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e Buzit.
KOHA JONË SONDAZH

