I vrau vëllanë, tenton ta vrasë në burgun e Vaqarrit, arrestohet 25-vjeçari Kolaveri

Duket se policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në burgun e Vaqarrit pasditen e së shtunës (30 korrik) ku mbeti i plagosur me armë 40 vjeçari Lili Dulaj.

Dulaj është qëlluar gabimisht me armë, pasi nuk ka qenë objektiv.

Sipas hetimeve të policisë, në shënjestër të vrasjes ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i dënuar për vrasjen e shtetasit Valmir Kolaveri dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij, Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga ka përfunduar vëllai tjetër, Ergys Kolaveri, 25 vjeç, dhe Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë kushëri i vëllezërve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e djeshme- Rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit të burgut të Vaqarrit u qëllua me armë nga jashtë ambienteve të burgut. Duket se autorët kishin informacion të detajuar mbi lëvizjet në qelitë e burgut. Por teksa kanë qëlluar me armë, mbeti i plagosur Lili Dulaj, i dënuar për një vepër të lehtë penale, çka ngriti që fillim dyshime se ai nuk ishte shënjestër.

Zbardhja e ngjarjes– Menjëherë pas plagosjes, nga zona afër burgut të Vaqarrit është larguar me shpejtësi një automjet tip Mercedes Benz Vito, i cili nga verifikimet sipas policisë, ka rezultuar se ishte në posedim të shtetasit Ergys Kolaveri.

Në momentin e kapjes, ai ka qenë së bashku me kushëririn e tij Enea Caka, i arrestuar tashmë.  Policia ka gjetur një palë dylbi, por jo armën me të cilën ka qëlluar.

Hasmëria– Më 4 nëntor të vitit të shkuar, shtetasi Gazmi Daci ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti të mëparshëm, shtetasin Valmir Kolaveri dhe ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Sqarimi i plotë i policisë së Tiranës:

Më datë 30.07.2016, rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda I.E.V.P, Vaqarr,  Tiranë, është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetetasi Lili Dulaj, i  dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe aktualisht i ndaluar me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. I cili ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se ky person është goditur nga një distancë e konsiderueshme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu dhe ndaj tij dyshohet se është qëlluar me një armë zjarri.

Gjatë veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se, shtetasi Lili Dulaj nuk ka qënë shënjestra e këtij atentati, pasi shënjestër ka qënë shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip “Mercedes Benz” Vito ku nga verifikimet rezulton posedues  shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri. Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij.

Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largesi, të cilat janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Sa me sipër, u be arrestimi në flagrancë për shtetasit:

– Ergys Kolaveri, 25 vjeç, banues në Tiranë.

– Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Vrasje për gjakmarrje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit Ergës Kolavari dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit Enea Ceka.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes dhe autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë vepër penale.

Kush eshte Gazmir Daci

Shtetasi Gazmir Daci ndodhet në burgun e Vaqarrit, pasi u arrestua për një vrasje të ndodhur më 4 nëntor të vitit të shkuar. 27 vjeçari lindur dhe banues në Bathore, u arrestua më shumë se një muaj më vonë pas krimit.

Ai u gjet i fshehur në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës më 22 dhjetor të vitit 2015. I riu u arrestua nga forcat RENEA rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes. Të arrestuarit ju gjet edhe një pistoletë tip TT me 9 fishekë, e cila dyshohej se ishte përdorur për të kryer krimin.

Vrasja ndodhi në një lokal në qendër të Bathores. Ngjarja nuk përfundoi me kaq, pasi në fillim të muajit shkuar është kryer një shpërthim tritoli në lokalin e babait të Gazmir Dacit.

Ngjarja

Mbrëmjen e datës 4 nëntor rreth orës 18:00, Gazmir Daci udhëtonte me një automjet tip BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. Në afërsi të një njësie tregtare, ai ka hasur në rrugë me një mjetë po BMW X5 i drejtuar nga shtetasi Robert Kolaveri. Në këtë çast, Daci me një armë në dorë ka zbritur nga makina dhe ka shkuar në drejtim të shtetasi Robert Kolaveri ku janë konfiktuar me njëri-tjetrin.

Pas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, vëllai i Robertit.  Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese. Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit.

Këta të fundit i ka gjetur në hapësirën përpara njësisë tregtare në fjalë e pranë një autoveture në pronësi të tyre. Edhe në përballjen me vëllezërit Kolaveri në këtë vend, Gazmir Daci është përfshirë në një konflikt të ashpër verbal me ta. Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të Robert Kolaverit.

Elson (Gazmir) Daci

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?