I zhdukur prej 4 ditësh, 23-vjeçari gjendet i mbytur në lum
Një 23 vjeçar i zhdukur prej 4 ditësh është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin në fshatin Hotolsiht të Librazhdit. Policia e Shtetit, thotë se i riu nuk kishte shenja dhune, por nga deklarimet e familjarve dyshohet se vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Librazhd/ Informacion paraprak
Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.