I zhdukur prej 5 ditësh, 63 vjeçari dyshohet se është mbytur në lumin Drin

Një 63 vjeçar nga fshati “Rreth – Kalë” i Njësisë Administrative Muhurr në Dibër rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Kanë qenë familjarët e Sefedin Lleshit të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Sipas tyre, Sefedini ka rënë në lum bashkë me kalin e tij i cili ka arritur të dalë dhe të kthehet në shtëpi i lagur e i gjakosur. Kjo ka bërë që ata të dyshojnë se 63 – vjeçari është mbytur në lumin Drin, ndërsa kërkimet për të po i bëjnë vetë.

Familjarët denoncojnë neglizhencën e bluve të Dibrës në rastin konkret të cilët ju janë shprehur se po hetojnë rastin. Kërkesa e tyre për të sjellë polumbarë për kërkime në lum, nuk është realizuar deri tani. Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të vihen menjëherë në lëvizje dhe të nisin kërkimet për gjetjen e të afërmit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?