Ibrahimaj: 7 mijë apartamente për shtresat në nevojë. Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se do të krijohet një fond kombëtar për strehimin.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se do të ndërtohen 7 mijë apartamente për shtresat në nevojë dhe familjet e reja.

Gjithashtu, ajo shtoi se do të subvencionohet qiraja për 3 mijë apartamente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi pasur disa ndërhyrje ndër vite. Kemi bërë subvencionimin e qirave, kemi dhënë kredi të buta dhe kemi përmirësuar kushtet për banesa. Para disa javësh shpallëm 300 kredi të buta për administratën publike, ndërsa dje shpallëm programin e ri të strehimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria dhe bashkitë bashkëfinancojnë programet. Dje prezantuam reformën e re, e cila do t’u dedikohet edhe familjeve të reja. Do të jenë 7 mijë apartamente që do të vihen në dispozicion.

2 mijë kredi do të jenë pa interes, për apartamente deri në 60 mijë euro. Normat e interesit, me 0 dhe 3 për qind, do të mbulohen nga një fond, i cili do të përmbledhë 3-përqindëshin e bashkisë, buxhetin e shtetit, por edhe mekanizma të tjerë të kredive.

Do të subvencionojmë qiranë për 3 mijë apartamente. Kemi mbi 80 për qind të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në banesën e tyre.

Do të fillojmë ndërtimin e disa blloqeve të banesave, ku 30 për qind do t’u dedikohen shtresave në nevojë, 40 për qind strehimit të përballueshëm dhe 30 për qind do t’i dedikohen shitjes në treg të lirë.

Kemi parashikuar edhe një program që i dedikohet të moshuarve”, theksoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?